11 leje drejtimi janë pezulluar në Korçë, për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe shpejtësi tej normave të lejuara.
Sakaq janë proceduar administrativisht 753 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.
Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur.
Gjithashtu kanë vijuar kontrollet për mjetet me targa të personalizuara dhe mjetet e luksit; si edhe kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve.
Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban u arrestua në flagrancë 1 shtetas për veprën penale
“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe u referuan materialet në Prokurori për 4 shtetas të tjerë.
Janë proceduar administrativisht gjithsej 753 drejtues mjetesh?
Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 291 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë. 25 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë vendosur 109 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 129 për parakalim të gabuar. Janë tërhequr gjithsej 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 195 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor. Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.