Rrugorja në Korçë me ‘dorë të hekurt’/ Pezullohen 12 leje drejtimi, 606 gjoba

6 drejtues mjetesh janë arrestuar në Korçë, pasi akuzohen për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Mësohet se janë gjobitur 606 shoferë për shkelje të Kodit Rrugor.

Sakaq janë pezulluar 12 leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur.

Kanë vijuar kontrollet në drejtim të kontrollit dhe verifikimit të targave të mjeteve në qarkullim, dokumentacionit të tyre, mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve, kontrollet për xhama të errësuar, për debitorët e gjobave dhe arkëtimin e masave të palikuiduara.

Gjithashtu shërbimet e Policisë Rrugore, po ushtrojnë kontrolle në akset kryesore dhe në thellësi të zonave rurale, për kontrollin e dokumentacionit të mjeteve bujqësore dhe motomjeteve.

Gjatë javës që lamë pas, specialistët e Trafikut Urban vunë në pranga 6 shtetas, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 606 drejtues mjetesh?

19 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 88 masa administrative për qendrim të gabuar.

Janë tërhequr gjithsej 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 286 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë, ka orientuar shërbimet në terren, që në ditët në vijim nëpërmjet pajisjeve teknologjike si droni, radari, dragera, të instaluara në mjete civile por me punonjës me logo, të verifikojnë dhe ndëshkojnë shkeljet e normave të sjelljes në rrugë (parakalime të gabuara, shpejtësi, përdorimi i lëndëve narkotike gjatë drejtimit të mjetit, ecjet agresive të shoqëruara me ndryshimin e mënjehershëm të korsive etj), të cilat janë burim i shtuar aksidenti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *