Rrugorja në Shkodër me ‘dorë të hekurt’/ Pezullohen 17 leje drejtimi, vendosen qindra gjoba

17 leje drejtimi janë pezulluar në Shkodër, pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

Sakaq janë proceduar administrativisht 817 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave për sezonin turistik janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 17 leje drejtimi, nga këto 12 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 5 për drejtim mjeti, nën efektin e pijeve alkoolike.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës, janë vendosur 817 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

  • 208 masa administrative për parakalime të gabuara;
  • 258 masë administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë;
  • 27 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
  • 35 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
  • 26 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
  • 68 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
  • 196 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Risi në këtë sezon është edhe monitorimi me makinën inteligjente dhe dron, i çdo aksi në juridiksionin e DVP Shkodër, me qëllim evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim për aksidente, si dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë këto shkelje.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *