Pesë drejtues mjetesh janë arrestuar në Vlorë, për shkelje të Kodit Rrugor.
Si dhe janë pezulluar 22 leje drejtimi, 15 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 3 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit, dhe 4 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore angazhohen çdo ditë, në akset rrugore në afërsi të shkollave, me qëllim normalizimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.
Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:
-janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
-janë pezulluar 22 leje drejtimi, nga të cilat 15 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 3 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit, dhe 4 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.