Këtë të martë është mbledhur Komisioni për Sigurinë Kombëtare.
Fokus në këtë mbledhje do të jetë sulmi kibernetik nga Irani lidhur me sistemin TIMS. I pranishëm ka qenë dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
I pyetur nga deputetët e opozitës lidhur me vdekjen e Leart Kurtit, Rrumbullaku tha se është i gatshëm për të dhënë shpjegime dhe të respektohet puna e Policisë së Shtetit.
“Jam i gatshëm të paraqitem brenda 48 orëve për të dhënë shpjegime për Kurtin. Së dyti edhe për çështjen Rasha, jap të gjitha shpjegimet e duhura. Do ju lutesha, që jo çdo gjë që mediatikisht shpërndahet për opinionin, janë të vërteta, reale dhe lidhen me hetimet e drejtësisë. Na respektoni mundin, djersën e gjakun e organizatës që jep për Republikën e Shqipërisë”, tha ai.