Rrumbullaku takohet me kryetarin e OSBE-së

Drejtori i Policis së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është takuar me ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Në këtë takim, Rrumbullaku ka theksuar nevojën për standarde në tri shtylla kryesore, reforma ligjore, arsimore dhe ajo strukturore.  Sakaq është diskutuar rreth luftës ndaj krimeve ndërkufitare, krimit të organizuar, migracionit dhe trafiqeve të paligjshme.

Nga ana tjetër, ambasadori Del Monaco i uroi Rrumbullakut suksese në detyrën e rëndësishme dhe e vlerësoi si të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm me Policinë e Shtetit në të gjitha fushat, si për Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, Departamentin e Policisë Kriminale, ashtu edhe për strukturat e luftës kundër krimit kibernetik dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e dhënë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ndër vite.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *