Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Himarë vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje!
Pas evidentimit nga organet kompetente për ndërtimin pa leje të një objekti në Dhërmi, IMT ka zbatuar vendimin për prishjen e objektit. Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për realizimin e këtij vendimi.
U bëjmë thirrje të gjithë banorëve që të respektojnë ligjet në fuqi dhe të denonconi çdo rast të ndërtimeve pa leje apo çdo akt në kundërshtim me ligjin.
Vetëm respektimi rigoroz i ligjit. Ky është parimi themeltar i Bashkisë Himarë dhe kjo është ajo që i shërben banorëve dhe të gjithë territorit të Himarës.
Vangjel Tavo