Ne prizë do fusim një spinë, për ta kuptuar ndryshe dhe saktë historinë
Rubrika “Old, but gold”, nga Roland Qafoku
Çdo të premte, gazetari Roland Qafoku dhe Illyridium Media Group në këtë bashkëpunim të ri, do të sjellin fakte dhe dokumente historike që do të ndihmojë secilin prej nesh të kuptojnë rrethanat në të cilat ka funksionuar shteti shqiptar deri më sot. E veçanta do të jetë mënyra e interpretimit dhe trajtimit të këtyre fakteve historike, si dhe zbulimi i dëshmive të rralla.
Nëse dëshiron që e tashmja të jetë ndryshe nga e shkuara, studio të shkuarën! Testamenti filozofik i lënë prej më shumë se 350 vjetësh nga hebreu Baruch Spinoza vlen shumë për Shqipërinë e sotme. Si ishte jeta në Shqipëri shekuj më parë? Si ka funksionuar shteti shqiptar që nga viti 1912 e deri më sot? Cilat janë sekretet e atyre që e drejtuan Shqipërinë që nga Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Fan Noli, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, e deri pas rrëzimit të komunizmit nga Sali Berisha, Fatos Nano e deri te Edi Rama?
Dokumente, fotografi, gazeta, revista, objekte, sende dhe dëshmi të rralla, në shqip dhe në gjuhë të huaja, të siguruara në arkivat shqiptare, arkivat e huaja si dhe arkivi personal, të papublikuara deri më sot, të trajtuar dhe shkruar me pikëvështrim modern. Për herë të parë, në prizë, do fusim një spinë për ta kuptuar ndryshe historinë. Gjithçka për priza.al., çdo të premte, vjen rubrika “Old, but gold”, nga gazetari Roland Qafoku.