Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në takim Shefin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco. Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i frytshëm i deritanishëm i Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së në Tiranë.
Ambasadori Del Monaco u shpreh se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e cila ndër vite ka qenë ndër partnerët më të afërt të Kuvendit të Shqipërisë dhe i popullit shqiptar, do të vijojë të mbetet një mbështetëse e fortë e institucioneve në përpjekjet për të ndërtuar një demokraci funksionale.
Gjithashtu, Ambasadori Del Monaco shprehu gatishmërinë që prezenca e OSBE-së në Tiranë të mbështesë institucionet shqiptare për realizimin e rekomandimeve që do të përmbajë raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 prill 2021.
/Priza.al/