Antonio Rudiger dhe Chelsea pritet të ndajnë rrugët në fundin e sezonit, pasi mbrojtësit i mbaron kontrata dhe një marrëveshje duket larg.
Edhe “blutë” kanë treguar se kanë dëshirë që lojtari të vazhdojë por problem janë kërkesat e çmendura të gjermanit.
Nicolo Schira shkruan se Rudiger ka kërkuar kontratë të vlefshme për katër vite dhe prej saj dëshiron të përfitojë një pagë prej 12.5 milionë euro në vit.
Veç kësaj, qendërmbrojtësi pretendon edhe një bonus për nënshkrimin e kontratës që kap vlerën e 20 milionë eurove, praktikisht si të jetë duke e blerë nga një klub tjetër.