Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger i cili po luan ndeshjet e fundit me ekipin e Chelsea në Premier League, flitet se në fund të sezonit do të largohet nga blutë e londrës, kjo pasi palët nuk kanë gjetur akoma gjuhën e përbashkët përsa i përket rinovimit të kontratës. Sipas “Marca” thuhet se agjentët e mbrojtësit gjerman janë takuar me Real Madrid menjëherë pas ndeshjes së luajtur midis tyre në “Santiago Bernabeu” e vlefshme për fazën çerekfinale të Uefa Champions League.
Por problem mbetet kërkesa e lojtarit për pagën e tij, pasi Rudiger kërkon 55 milionë euro në total mes pagës dhe bonueve për 4 vite kontratë.
29-vjeçari kërkohet nga klube si Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Gjithsesi, zgjedhja e mbrojtësit gjerman është klubi i famshëm spanjoll