Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, ka postuar në rrjetet e saj sociale në Instgram ku tregon që bashkëshorti, Mark Frroku dhe familja e saj kanë marrë bekimin Apostolik nga Papa Françesku.
“Shenjtëria e tij Françesku i jep Bekimin e tij të përzemërt Apostolik Mark Frrokut dhe familjes së tij.”
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë 4 vitë që janë martuar me njëri-tjetrin. Kujtojmë që ish-bashkëshortja e Markut, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje. Ata kanë 3 fëmijë së bashku, 2 vajzat Mara dhe Erta dhe djalin Leonard. Pasi Marku është martuar me Rudinën, ajo jeton bashkë më fëmijët e tij, teksa është kthyer në një nënë të dytë për ta dhe kanë marrëdhënie shumë të mira. Rudina është mamaja e një vajze, Viktoria. Së fundmi atë e kemi parë të angazhuar në projekte të ndryshme kinematografike.