Aktorja Rudina Dembacaj është një nga vajzat e njohura të showbizit e cila njihet për humorin e saj. Po ashtu, ajo ka treguar se është pa komplekse dhe që gjithmonë shpreh atë që mendon pa filtra.
Shpesh herë, Rudina nuk ngurron të ndajë momente nga jeta e saj personale dhe së fundmi nuk është ndonjë nga ato postimet që jemi mësuar të shohim nga ajo.
Ajo ka postuar në Instastory një foto të babait të saj të ndjerë dhe krahas saj shkruan:
“…si i bëhet kur të merr malli shumë, shumë”.