Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari, ka ndarë një moment të dashurisë së saj të re në media sociale, duke postuar një foto të saj dhe të partnerit të ri të përqafuar në një plazh në jug të Shqipërisë.
Pas dy viteve të divorcit nga Muçjon Demiraj, Hajdari është e lumtur në krahët e partnerit të saj të ri, duke shkruar: “E bekuar”.
Ndërkohë, Hajdari dhe Demiraj kanë një vajzë të përbashkët, Sihana, 9 vjeçe, dhe kanë konfirmuar se marrëdhënia e tyre u ftoh për shkak të distancës së vështirë.