REPLIKAT/ I tha që ‘nuk beson në horoskop’, Meri Shehu i kthehet menjëherë Rudinës: S’po të flas si shoqe…

Një ndër tematikat që Rudina Magjistari trajton në emisionin e saj është ajo rreth astrologjisë, ku si të ftuar ka astrologen Meri.

Në bisedën e tyre, Rudina është shprehur se nuk i beson fare horoskopit ditor dhe i duket i pabesueshëm.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Merit, e cila ka filluar t’i japë shpjegim direkt Rudinës në lidhje me shenjën e saj.

/Priza.al/

Rudina Magjistari: Atë horoskopin e përditshëm nuk kam durim fare Meri, nuk e di sesi e dëgjojnë përditë. Një herë në muaj është interesant ose ai vjetori, një herë në vit po.

Meri Shehu: Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor shumë delikat dhe nervozoheni. Merreni me shumë detaje, duke detajuar jetën në çdo moment normal që jeni të ngarkuar psikologjikisht.

Rudina Magjistari: Ka plot njerëz që mendojnë si unë.

Meri Shehu: Unë po flas astrologjikisht, nuk po flas si shoqe. Nuk e ke dëgjuar horoskopin përditë që ti të marrësh atë kulturën e të dëgjuarit përditë sepse përditë ndryshojnë renditjet e planetëve dhe çdo ditë ka ato nuancat dhe ngjyrimet e veta. Nëse do ta dëgjoje përditë, të paktën një ditë që do ngriheshe në mëngjes që nuk do ndiheshe mirë do thoje çfarë po ndodh.

Në studio ka qenë i ftuar edhe Bledi Strakosha i cili i pyetur nga Rudina Magjistari, ai është shprehur se nuk i beson horoskopit dhe se gjatë punës në televizion ka abuzuar shpesh herë me horoskopin. Ai tregon se për shkak të nxitimit ka lexuar edhe horoskopin e një dite më parë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *