Rudina merr dhuratën e veçantë nga Mark Frroku!

Të gjithë ne të cilët jemi aktiv në rrjetet sociale kemi dëgjuar ose e kemi vënë re kujdesin që Mark Frroku tregon për gruan e tij, Rudina Dembacajn. Ai është detajist në çdo suprizë që i bën Rudinës dhe duket se edhe këtë herë ka ‘qëllua në shenjë’ për ta bërë atë të lumtur. Marku ka bërë të mundur që Rudina të çojë në Pukë një nga projektet dhe komeditë më të suksesshme, siç është ‘Boeing Boeing’.

Siç dihet, në qytetet e vogla jeta artistike është pothuajse aspak e zhilluar, kjo për shkak të mos investimeve dhe problemeve në infrastrukturë, megjithatë me ndihmën e Markut, Rudina i ka mundësuar të gjithëve një pasdite plot të qeshura.

Në një postim në Instagram ajo shkruan:

‘Faleminderit dashuria ime. Pas 15 vitesh vjen për herë të parë një shfaqje e mirëfilltë në Pukë’

 

Rudina e thotë shpesh se Marku është djalë me fat, ama sot duhet thënë se dhe Rudina është goxha vajzë me fat!

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *