Kroacia është kualifikuar për në çerekfinalen e Botërorit të Katarit, pasi mundi me penallti Japoninë. Nuk mjaftuan 90 minuta për të vendosur fituesin, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1. Aziatikët morën epërsinë në fundin e pjesës së parë. Ekipi i Moriyasu përfitoi pas një rrëmuje në zonë dhe realizoi golin e parë të ndeshjes me Maeda.
Të besuarit e Daliç nuk u pajtuan assesi me rezultatin dhe u rikthyen në lojë falë individëve. Ishte Ivan Perisiç që vendosi ekuilibrat, pas një goditje të fortë me kokë.
Ishin kroatët ata të cilët dominua pjesën e dytë, por e patën të vështirë të çanin përpara, pasi rivalët e tyre ishin mjaft mirë të vendosur në prapavijë.Koha shtesë nuk prodhoi asgjë, nga pika e bardhë e penalltive më të saktë u treguan ballkanasit.