Rusët jo vetëm që po shkatërrojnë, por po vjedhin edhe grurin duke kërcënuar sigurinë ushqimore të botës

Prej me shumë se dy muajsh,  rusët janë duke shkatërruar dhe vrarë në Ukrainë, por kjo si duket nuk i mjafton pasi ata po vjedhin edhe rezervat e grurit në ato zona që pustojnë.

Zyrtarët ukrainas që bënë të ditur lajmin, paralajmëruan se ky është një veprim që rrit kërcënimin për sigurinë globale të ushqimit.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha për Reuters se plaçkitja e rezervave te grurit nga rajoni Kherson, si dhe bllokimi i dërgesave nga portet e Ukrainës dhe minimi i korsive të transportit, kërcënojnë sigurinë ushqimore të botës.

Nëpërmjet veprimeve të saj të paligjshme, Rusia po grabit jo vetëm Ukrainën, por edhe konsumatorët jashtë vendit, tha ajo.

OKB  vlerëson se rreth 1.7 miliardë njerëz mund të përballen me varfërinë dhe urinë për shkak të ndërprerjeve të ushqimit si rezultat i luftës.

I pyetur në lidhje me akuzat nga Reuters, Kremlini mohoi të kishte lidhje.

Ukraina njihet si “shporta e bukës së Evropës” dhe është një burim kryesor i grurit dhe misrit veçanërisht për vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut që varen nga importet.

Ndërprerja e mundshme me shumicë e të korrave të saj këtë vit mund të jetë një katastrofë, duke i lënë këto vende në mungesë  dhe duke rritur çmimet për mallrat e rëndësishme bujqësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *