Drejtues të Antiterrorit kanë mbërritur me urgjencë në qytetin e Gramshit, aty ku pasditen e sotme është shënuar një ngjarje e rëndë në uzinën ushtarake, teksa dy shtetas rus kanë debatuar dhe më pas sulmuar me lëndë kimike ushtarakët që ruajnë perimetrin e godinës.
Dyshohet se tre shtetas rusë që mbanin në duar disa harta dhe aparate fotografikë, mund të jenë pjesë e një agjenture. Ndërkohë edhe një grup prokurorësh është nisur për në vendin e ngjarjes, për të bërë zbardhjen e plotë të incidentit.
Ndërkohë, kujtojmë se shtetasit rusë janë pikasur nga rojet të cilët kanë kërkuar që të identifikohen dhe mes tyre ka patur një përplasje fizike.
Incidenti i rëndë është konfirmuar nga autoritetet zyrtare dhe sipas tyre personat e panjohur kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve.
Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të huaj u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës së Armëve Gramsh.