Pas dorëheqjes së Alfred Rushajt nga deputeti, Petrit Doda pritet të jetë ligjvënësi më i ri i Kuvendit të Shqipërisë.
Në një prononcim për mediat, Doda është shprehur se e ka marrë vesh lajmin nga mediat, por deri tani ai nuk është kontaktuar as nga partia dhe as nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Petrit Doda ka qenë i renditur i 32-ti në listën e kandidatëve të PD në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. /Abcnews.al