Rusi/ 12-vjeçarja bëri vizatime kundër luftës, arrestohet babai

Një shtetas rus  i dënuar me dy vite burg për diskretim të ushtrisë është arrestuar në Bjellorusi pasi theu masën e arrestit në shtëpi. Alexei Moskalyov u hetua nga policia pasi vajza e tij bëri një vizatim kundër luftës në Ukrainë teksa ishte në shkollë.

Ky rast ka bërë jehonë në Rusi dhe jashtë saj, veçanërisht pasi vajza 12-vjeçare u nda nga babai i saj dhe u vendos në një jetimore në fillim të këtij muaji. Avokati Dmitry Zakhvatov për agjencinë e lajmeve Reuters thotë se vendimi i gjykatës është i padrejtë.

“Mendoj se dënimi është absolutisht i padrejtë, sepse nuk ka asnjë provë të fajësisë së tij, asnjë provë që mund të tregojë se ai është fajtor. Vetë dënimi bazohet në disa dëshmi të dëshmitarëve dhe në disa dokumente, të cilat të gjitha ishin të dyshimta”.

Rasti ka provokuar një protestë në mesin e aktivistëve të të drejtave të njeriut në Rusi dhe ka ndezur një fushatë në internet për të ribashkuar babanë me vajzën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *