Rusi, arrin në 13 numri i viktimave në shkollë

Automjet i shërbimit të sigurisë jashtë shkollës

 

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në Rusinë qendrore, duke vrarë të paktën 13 persona dhe duke plagosur 21, thonë zyrtarët rusë.

Viktimat përfshijnë shtatë fëmijë në shkollën me rreth 1000 nxënës në qytetin e Izhevsk.

Personi i armatosur vrau veten në vendngjarje. Ai ishte një ish-nxënës i shkollës.

Mediat ruse kanë postuar video të cilat duket se tregojnë panik brenda ndërtesës ku ndodhën të shtënat.

Disa pamje tregojnë gjak në dyshemenë e një klase dhe një vrimë plumbi në një dritare, me fëmijë të ulur poshtë tavolinave.

Shtatë fëmijë dhe gjashtë të rritur u vranë, duke përfshirë dy roje sigurie dhe dy mësues, sipas zyrtarëve rusë. Stafi dhe nxënësit janë evakuuar nga ndërtesat e shkollës. Një deputet lokal tha se sulmuesi – i quajtur Artem Kazantsev – kishte qenë i armatosur me dy pistoleta.

Një video e postuar në internet nga komiteti hetimor tregon personin e armatosur të shtrirë i vdekur në dysheme i veshur me një bluzë me simbolin nazist dhe një kapuç. Hetuesit po kontrollojnë vendbanimin e tij.

Kreu i qarkut ka shpallur periudhë zie deri më 29 shtator. Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin tha se ai është “thellësisht në zi” për sulmin.

Shkolla është në qendër të Izhevsk, një qytet me rreth 650,000 banorë, afër ndërtesave të qeverisë qendrore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *