Rusi/ Zyrtarja e Ministrisë së Mbrojtjes hidhet nga dritarja e apartamentit

Një zyrtare ruse e mbrojtjes ka vdekur në mënyrë misterioze pasi ra nga dritarja e një ndërtese të lartë në Shën Petersburg.

Shefja e departamentit të mbështetjes financiare të Qarkut Ushtarak Perëndimor Marina Yankina, 58 vjeç, u tha se kishte lënë dokumente në ballkon përpara se të hidhej 160 metra drejt vdekjes së saj.

Marina Jankina, 58-vjeçe, u gjet e vdekur para ndërtesës ku ajo jetonte. Policia ruse ka njoftuar se dokumentet dhe sendet e tjera të saj janë gjetur në një tarracë të përbashkët të ndërtesës 16-katëshe.

Hetuesit rusë pretendojnë se bëhet fjalë për “vetëvrasje”, por vdekja e saj vjen vetëm disa ditë pasi gjenerali rus Vladimir Makarov, të cilin presidenti rus Vladimir Putin e kishte shkarkuar së fundmi, u gjet i vdekur jo larg Moskës.

Mediat ruse raportojnë se ajo “është hedhur nga dritarja”.
Edhe në rastin e gjeneralit të vdekur rus, hetuesit pretendojnë se bëhet fjalë për “vetëvrasje”. Këto “vetëvrasje” po bëhen çdo herë e më të shpeshta në elitën politike ruse.

Në veçanti që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku presidenti rus Vladimir Putin shpesh i pakënaqur me rezultatet e të ngarkuarve, ka shkarkuar shumë gjeneralë – të cilët më pas gjendeshin të vdekur në rrethana misterioze.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *