Parlamenti rus ose Duma sic njihet ka votuar në favor të daljes së Moskës nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut pas më shumë se 20 vjetësh si anëtare e Këshillit të Evropës.
Sipas ‘The Guardian’ Duma ka miratuar dy drafte, dy tekste, ku në të parin Rusia tërhiqet nga juridiksioni i gjykatës dhe i dyti shënon 16 marsin si afat, pra pas kësaj date asnjë vendim i marrë nga gjykata kundër Rusisë nuk do të zbatohet.
Pas votimit, kryetari i dhomës së ulët ruse, Vyacheslav Volodin, nënvizoi se si sipas tij Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është kthyer në “një instrument i luftës politike kundër Rusisë në duart e politikanëve perëndimorë”.