Rusia dhe Ukraina: Mosmarrëveshja për turbinën e tubacionit të gazit ndez krizën e gazit në Evropë

Gjigandi rus i energjisë Gazprom ka njoftuar se nuk mund të marrë përsipër një turbinë jetike për furnizimin me gaz në Evropë për shkak të sanksioneve perëndimore.

 Turbina 12 metërshe ndodhet në Gjermani, pasi ka mbërritur më parë nga Kanadaja ku është riparuar.

 Berlini këmbëngul se sanksionet nuk prekin këtë pjesë të rëndësishme dhe akuzon Rusinë se nuk respekton dispozitat e traktatit për arsye politike.

 Kohët e fundit, Gazprom uli në mënyrë drastike sasinë e dërgesave të gazit në Evropë.

 Tubacioni kryesor i gazit Nord Stream 1 nga Rusia në Gjermani funksionon me vetëm 20 përqind kapacitet.

 Vitin e kaluar, pothuajse 40 për qind e totalit të gazit natyror të BE-së u ble nga Rusia dhe ulja e furnizimeve çoi në një rritje të çmimeve.

 Disa vende po përpiqen të sigurojnë gaz të mjaftueshëm për të mbushur furnizimet për dimër kur konsumi është më i lartë.

 Olaf Scholz, kancelari gjerman, vizitoi të mërkurën fabrikën e Siemens ku ndodhet turbina dhe tha se gjithçka ishte gati që ajo të transferohej në Rusi në çdo moment.

 “Por dikush duhet të thotë: “Unë dua ta marr përsipër”, tha Solz.

 Moska ka thënë se mund të riinstalojë turbinën dhe të rrisë shpërndarjen e gazit vetëm pasi të ketë marrë dokumente që konfirmojnë se kjo pjesë nuk i nënshtrohet sanksioneve perëndimore.

 Në qershor, gazsjellësi Nord Stream 1 funksiononte me vetëm 40 për qind kapacitet dhe Gazprom shpjegoi se kjo ishte për shkak të një vonese në riparimin e një turbine që po punohej në Kanada.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *