Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit, Vladimir Putinit se Rusia do përdorë armët bërthamore.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, ministrja shkruan se Rusia zgjodhi të fillonte një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm.
“Referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë këtë luftë tragjike. Rusia filloi një luftë ilegale të zgjedhur që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar Ushtrinë #Ruse. Ukraina ?? po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës”, shkruan ajo.