Lufta në Ukrainë po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë dhe mundësitë për përdorimin e armëve bërthamore janë gjithnjë e më të larta.
Kështu është shprehur një ekspert i armëve bërthamore, Ulrich Kühn, i cili shton se mund të përdoren armë me fuqi më të vogël se bomba që shkatërroi Hiroshimën dhe Nagasakin në vitin 1945.
“Shanset janë të ulëta, por ato po rriten”, tha Kühn në një intervistë për New York Times. Lufta nuk po shkon mirë për rusët dhe presioni nga Perëndimi po rritet.”
Sipas Kühn, presidenti rus Vladimir Putin mund të nisë një sulm bërthamor kundër një zone të pabanuar në vend të trupave ukrainase për të sinjalizuar synimin e tij për të nisur sulme më vdekjeprurëse në të ardhmen.
“Është e tmerrshme të flasësh për këto gjëra”, shtoi ai , “por duhet të kemi parasysh se gjasat po rriten.