Presidenti rus Vladimir Putin ka arritur një marrëveshje me Bjellorusinë fqinje për të instaluar armë bërthamore në territorin e saj.
“Një veprim i tillë nuk do të shkelte marrëveshjet për mospërhapjen e armëve bërthamore,” tha Putin, duke vënë në dukje se SHBA ka instaluar armë bërthamore në territorin e aleatëve të saj evropianë.
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka ngritur prej kohësh çështjen e vendosjes së armëve bërthamore në vendin, i cili kufizohet me Poloninë, tha Putin, sipas Reuters.
Rusia do të përfundojë ndërtimin e një objekti të ruajtjes së armëve bërthamore në Bjellorusi deri më 1 korrik. Në të njëjtën kohë, presidenti rus ka paralajmëruar se do të përdorë predha të uraniumit të papasuruar në Ukrainë nëse Kievi merr predha të këtij lloji nga Perëndimi.
“Rusia, natyrisht, ka atë që duhet për t’u përgjigjur. Kemi, pa ekzagjerim, qindra mijëra predha të këtij lloji. Ne nuk po i përdorim ato për momentin” – tha Putin në një intervistë për televizionin rus.