Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka folur rreth lajmeve që qarkullojnë për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë, në një intervistë për televizionin italian “Rete 4”.
Lavrov pohoi se kjo është e pavërtetë dhe akuzoi mediat perëndimore.
Sakaq, sipas tij Rusia është e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje që lufta bërthamore të mos zhvillohet kurrë.
Si dhe nuk ka mercenarë të cilët luftojnë për forcat ruse ndonëse në media është venë re prania e tyre në fushë-betejë.