Rusia ka shpallur gatishmërinë e saj për të rifilluar testimet bërthamore për herë të parë që nga viti 1990.
Kundëradmirali Andrei Sinitsyn tha se të gjitha strukturat përkatëse janë të gatshme për të kryer testet menjëherë nëse Moskës i jep urdhër. Sinitsyn theksoi se laboratori dhe personeli janë plotësisht të përgatitur dhe se çdo detyrë do të përmbushet brenda afatit të caktuar.
Ky zhvillim ka ngritur shqetësime ndërkombëtare, duke i dhënë shkas spekulimeve se presidenti Vladimir Putin mund të përdorë testet për të dërguar një mesazh të fuqishëm frikësimi ndaj Perëndimit, veçanërisht në kontekstin e tensioneve me Ukrainën.
Analistët paralajmërojnë se një rifillim i testimeve bërthamore nga Rusia mund të nxisë një garë të re armësh bërthamore, duke përfshirë edhe veprime nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara.