Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka ndarë deklaratën e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, ku thuhet se ka prova që Rusia ka marrë dronë nga Irani.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kim shkruan se dronët janë në kundërshtim me rezolutën 2231 të OKB duke shtuar se po përdoren për të goditur civilët ukrainas.
“Rusia ka blerë UAV nga Irani në kundërshtim me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këto UAV po përdoren për të goditur civilët ukrainas dhe infrastrukturën civile kritike”, shkruan Kim.
Russia has acquired UAVs from Iran in violation of UN Security Council resolution 2231. These UAVs are being used to strike Ukrainian civilians & critical civilian infrastructure. Full statement 👇 https://t.co/BoePEht9ge
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) October 20, 2022
Deklarata e plotë
Sot, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në ngritjen e çështjes së transportimit të dronëve nga Irani në Rusi në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku anëtarët e Këshillit morën informime ekspertësh nga Sekretariati i OKB-së mbi raportet e transferimit të këtyre armëve të rrezikshme.
Ne shprehëm shqetësimet tona të rënda për blerjen nga Rusia të këtyre UAV-ve nga Irani në kundërshtim me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Shtetet e Bashkuara filluan të paralajmërojnë në korrik se Irani po planifikonte të transferonte UAV në Rusi për t’i përdorur në luftën brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe tani kemi prova të bollshme që këto dronë po përdoren për të goditur civilët ukrainas dhe infrastrukturën kritike civile.
Ndërsa Irani vazhdon të gënjejë dhe të mohojë ofrimin e armëve Rusisë për përdorim në Ukrainë, ne jemi të përkushtuar të punojmë me aleatët dhe partnerët për të parandaluar transferimin e armëve të rrezikshme në Rusi.
Ne nuk do të hezitojmë të përdorim sanksionet tona dhe mjete të tjera të përshtatshme për të gjithë të përfshirët në këto transferime. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të shtojmë ndihmën e paprecedentë të sigurisë për Ukrainën, duke përfshirë aftësitë e mbrojtjes ajrore, në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet nga këto armë.