Rusia nuk e ka ndalur sulmin ndaj Ukrainës, ku ditën e sotme, një predhë artilerie e gjuajtur nga rusët goditi një stacion autobusi në rajonin Donetsk të Donbass, duke vrarë të paktën 8 persona.
Katër persona janë plagosur, përfshirë 3 fëmijë. Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i rajonit, cituar nga Kiev Independent.
Termocentrali ukrainas bërthamor i Zaporizhzhia, i pushtuar nga forcat ruse, më i madhi në Evropë, është “plotësisht jashtë kontrollit”, thotë drejtori i përgjithshëm i IAEA, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
“Ka një katalog gjërash që nuk duhet të ndodhin kurrë në asnjë central bërthamor”, nënvizoi Grossi, duke shtuar se “situata është shumë e brishtë. Çdo parim i sigurisë bërthamore është shkelur në një mënyrë ose në një tjetër dhe nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë”