Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediat, zëdhënësi i Kremlinit ka deklaruar se Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm në rast të një “kërcënimi për ekzistencën” e vendit dhe jo për shkak të luftës aktuale në Ukrainë.
“Çdo rezultat i operacionit në Ukrainë nuk është një arsye për përdorimin e një arme bërthamore,” ka thënë Dmitry Peskov.
Peskov ndër të tjera është shprehur se vetëm nëse do të ekzistojë një kërcënim real për shtetin do të përdoren armët bërthamore për të eliminuar kërcënimin për ekzistencën e vendit tonë.
“Ne kemi një koncept sigurie që thotë shumë qartë se vetëm kur ekziston një kërcënim për ekzistencën e shtetit, në vendin tonë, ne mund të përdorim dhe në fakt do të përdorim armë bërthamore për të eliminuar kërcënimin për ekzistencën e vendit tonë”, është shprehur zëdhënësi i Kremlinit.