Marrëdhënie të tensionuar vazhdojnë të jenë ato mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Rusia ka sanksionuar 287 anëtarë të Dhomës së Komunave të Britanisë, njofton ministria e jashtme ruse, shkruan The Guardian.
Në deklaratë, ministria pohon se ka vendosur sanksione kundër anëtarëve të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, kjo si një përgjigje ndaj vendimit të Britanisë për sanksionimin e 386 anëtarëve të Dhomës për mbështetjen e tyre ndaj pushtimit të Ukrainës.