Pas informacioneve dhe lajmeve që qarkullojnë mbi krizën e Ukrainës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, në një reagim thotë se, Rusia është duke e mbushur mjedisin mediatik me të pavërteta.
Sipas Ambasadës Amerikane, e cila ka shpërndarë qëndrimin e qeverisë amerikane mbi këtë çështje, thekson se, përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me disinformata janë pjesë e një modeli të vjetër.
“Përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me pavërtetësi për Ukrainën, janë pjesë e një modeli të vjetër”,- thuhet në reagimin e Ambasadës.
/Priza.al/