Rusia pretendon se ka pushtuar depon e armëve në Kharkiv

Mijëra ton municione ukrainase thuhet se janë tani në duart e Rusisë, pasi ushtria ruse pretendon se ka pushtuar një depo armësh në rajonin e Kharkiv.

Agjencia e lajmeve Tass raportoi pretendimin nga ministria e mbrojtjes e vendit, duke raportuar se kjo depo është ndër më të mëdhat në Ukrainë.

Nuk kishte asnjë verifikim të pavarur të lajmit, megjithëse më herët gjatë ditës, Ukraina kishtë thënë se forcat ruse po përpiqeshin të bënin një ofensive në zonë.

Në Kharkiv, Ukraina tha se predha ruse kishte goditur një lokal dasmash dhe tregun kryesor të Barabashovos, duke shkaktuar viktima./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *