Rusia së shpejti pritet t’i bashkohet listës së “shteteve terroriste”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shohin rreth mundësisë për ta konsideruar Rusinë zyrtarisht si një “shtet sponsorizues” të terrorizmit. Sakaq, ky hap nënkupton sanksione dhe kufizime të tjera.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price ka pohuar se SHBA është duke vlerësuar me kujdes faktet sipas ligjit, dhe nëse kushtet plotësohen do të veprohet në këtë drejtim.

“Nëse kushtet janë të përshtatshme dhe do të na jepet mundësia ligjore për të vepruar, do ta bëjmë”.

Ndërkohë vetëm një javë më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Presidentit të SHBA-vë Joe Biden të ndërmarrë këtë hap dhe ta konsiderojë Rusinë një shtet terrorist.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *