Rusia shpalli persona non grata 14 diplomatë bullgarë

Në fillim të kësaj vere, Bullgaria dëboi 70 anëtarë të misionit diplomatik rus për shkak të shqetësimeve se ata kishin kryer spiunazh dhe kufizuan numrin e përfaqësuesve të Moskës në vend, raporton Reuters.

Rusia ka shpallur persona non grata 14 diplomatë bullgarë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme ruse.

 

Siç thuhet, ambasadori i Bullgarisë në Moskë, Atanas Krastin, është ftuar sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse, ku i është dorëzuar një notë në të cilën 14 punonjës të përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Bullgarisë në Rusi janë shpallur “person non grata”. “.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *