Rusia ka përqëndruar sulmet me raketa dhe dronë luftarakë në jug të Ukrainës duke goditur qytetin e Odesës dhe Melitopol.
Ushtria ukrainase thotë se ka rrëzuar 10 dronë mbrëmjen e djeshme, ndërsa 5 të tjerë goditën infrastukturën energjitike, duke lënë pa rrymë mbi 1.5 milionë qytetarë.
Kryebashkiaku i Melitopolit ka raportuar gjithashtu për sulme në qytet. Autoritetet kanë shpërndarë foto ku shihet një zjarr masiv që ka përfshirë një godinë.
PResidenti Volodymyr Zelensky është shprehur se situata paraqitet e vështirë në rajonin e Odesës.
“Situata në këtë rajon është e vështirë. Fatkeqësisht, sulmet ruse ishin kritike, do të duhet shumë kohë për të rikthyer energjinë elektrike. Do të na duhet disa ditë” – tha Zelensky në një videomesazh në orët e para të mëngjesit.
Që nga tetori, Moska ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës me valë të mëdha sulmesh me raketa dhe dron.
Në Melitopol, autoritetet pro-Moskës thanë se një sulm me raketa kishte vrarë dy persona dhe plagosën 10, ndërsa Ivan Fedorov, kryetari i bashkisë i larguar, tha se shumë “pushtues” ishin vrarë.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan dy raketa, katër arritën objektivat e tyre”, tha Yevgeny Balitsky, guvernatori i emëruar nga Moska i pjesës së pushtuar të rajonit të Zaporizhzhia, në aplikacionin e mesazheve Telegram.
j.l./ dita