Rusia ka vënë në shënjestrën e radhës Maqedoninë e Veriut. Ministria e jashtme ruse njofton se Moska zyrtare ka shpallur ‘non grata’ një diplomat maqedonas.
Në Ministri është thirrur ambasadorja maqedonase Çaushevska-Dimovska, ku është informuar se punonjësi i ambasadës në Moskë duhet të largohet nga territori rus.
Në fakt, ky veprim nga Rusia është si kundërpërgjigje ndaj vendimit të muajit të kaluar kur Maqedonia e Veriut dëboi një diplomat rus në Shkup.
Muaj më parë Rusia të njëjtën strategji e ka ndjekur me Shqipërinë dhe me vende të Bashkimit Europian.
/Marrë nga: Ria.ru/ Përshtati: Priza.al/