Svetlana Timofeeva, shtetasja ruse që u kap në uzinën e Gramshit dhe akuzohet për spiunazh, u paraqit sërish përpara gjykatës, këtë herë me kërkesë të prokurorisë. Kjo e fundit ka kërkuar zgjatjen e afateve të paraburgimit.
Sakaq, pala mbrojtëse ka kundërshtuar pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.
Gjyakata e Elbasanit ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë. Kjo ka bërë që mbrojtja të kërkojë përjashtimin e gjyqtarit. Por, gjyqtar i çështjes është kryetarja e gjykatës, dhe për këtë shkak kërkesën për përjashtim duhet ta shqyrtojë gjykata e Apelit në Tiranë