Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 5 raste të mitëdhënies, me qëllim shmangien e gjobave.
28 është numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.
Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në shkelje automjetet me drejtues shtetasit me inicialet A. D., 26 vjeç, M. R., 34 vjeç, A. R., 44 vjeç, J. M., 46 vjeç, dhe S. S., 46 vjeç. Me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, këta shtetas i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 5 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.