‘Sa debile jam, o Zot i madh…!’/ Beatrix-i tregon shqetësimin që e mundon para spektaklit të natës së sotme

Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj, është zgjuar mëngjesin e sotëm shumë e mërzitur. Teksa fliste me banorët jashtë në oborr, këngëtarja e njohur shprehet se, ka thënë diçka që mund të keqkuptohet jashtë.

Madje ajo shprehet se, kjo gjë e ka munduar aq shumë sa i ka reflektuar edhe në gjumë, pasi ka parë një ëndërr.

“Kam parë një ëndërr shumë të keqe, sikur kisha shumë njerëz, po shkruaja një gjë dhe nuk po shkruaja dot. Shumë siklet. Jam ndjerë keq për diçka shumë.

Ka fjalë që keqkuptohen. Ndonjëherë gjysmën i them anglisht. Është diçka që mund të keqkuptohet jashtë. Ajo gjë më ka munduar dhe më ka reflektuar edhe në gjumë. Sa debile që jam o Zot i madh”,- shprehet Beatrix, e cila nuk tha se çfarë kishte thënë.

Nga ana tjetër, Monika dhe Arjola që ishin pranë saj i thanë që të mos shqetësohet, pasi të gjithë mund të thonë gjëra që mund të keqkuptohen.

Aktorja e humorit i tha se, duhet të kërkosh falje dhe të thuash se nuk e di se si doli.

Beatrix e nis çdo mëngjes duke qarë dhe kjo është arsyeja

E nisi çdo mëngjes duke qarë për të, personi më i dashur surprizon Beatrixin

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *