Deputeti i PD-së, Belind Këllëçi njoftoi sot në Kuvendin Kombëtar se të pranishëm janë 1425 delegatë.
Këllëçi ndër të tjera tha se numri i përgjithshëm në total është 1838.
“Prezent, janë 1425 delegatë. Për shkak se numri i përgjithshëm është në total 1838, anëtarët aktuale të këshillit, prezent janë më shumë se gjysma, konkretisht më shumë se 920 delegatë, deklaroj çeljen e punimeve të Kuvendit. Ky Kuvend është rritur nga ai i fundit, Kuvendi është thërritur në mënyrë të rregullt”, tha ai.