Sa gjatë duhet t’i ruajmë vezët në frigorifer? Ja si ta testoni nëse është e freskët

Veza është një ushqim që konsumohet shpesh pasi ka vlera të larta ushqyese.

Por si mund ta kuptojmë që veza nuk është prishur dhe se ju nuk rrezikoni të helmoheni?

Priza.al rekomandon që të shihni fillimisht datën e skadimit në kuti në mënyrë që veza të ketë cilësi më të lartë. Sakaq vlen të theksohet se në paketim nuk duhet të shkruajë afati i përdorimit më i gjatë se 30 ditë, sepse kjo nuk e garanton freskinë e tyre, pasi në shumicën e rasteve nuk shkruan edhe data e paketimit.

Sipas një studimi nga Foodsafety, vezët e papërpunuara në lëvozhgë mund të mbahen në frigorifer për tri deri në pesë javë.

Por ju mund ta dalloni lehtësisht nëse veza është prishur me një mënyrë të thjeshtë. Zhyteni atë në një enë me ujë. Veza e freskët do të fundoset, ndërsa veza e vjetër do të pluskojë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *