Sa gram sheqer duhet të hani në ditë, për të mos patur asnjë problem shëndetësor

Sheqeri është kudo dhe aty ku nuk jua merr mendja. Sheqernat e shtuar në ushqimet e përpunuara janë bërë një çështje aq shqetësuese sa U.S. Departments of Agriculture and Health and Human Services përditëson në një hark kohor prej 5 vitesh, sasinë e sheqerit që duhet të konsumojë një person në ditë.

Qellimi? Sasia e marrë e sheqerit të jetë jo më shumë se 10% e totalit të kalorive ditore, e kjo për të parandaluar probleme të mëdha shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe diabetin. Në një dietë prej 2000 kalorish, duhet të siguroheni që sheqeri të mos i kalojë 50 gram ose 12 lugë çaji.

Por nevoja për kalori ndryshon individualisht. Nëse 50 gramë iu dukën shumë pak, Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që gratë të konsumojnë jo më shumë se 24 gramë sheqer të shtuar në ditë dhe burrat jo më shumë se 36 gramë.

Mund t’ju interesojë gjithashtu: Shtatë frutat me nivelin më të ulët të sheqerit që mund t’i hani sa të doni

Kjo nuk përfshin sheqernat natyrale në fruta, perime dhe produktet e qumështi. Por çdo gjë tjetër e etiketuar si :koncentrat lëngu frutash, corn syrup, caramel, maltose, maple syrup, dextrose, tapioca, glucose syrups, confectioners sugar, barley malt, molasses, turbinado sugar, galactose, and treacle, është sheqer i shtuar ! pra herës tjetër, mos mendoni se mos ngrënia enjë çokollate, apo ëmbëlsire të vogël , do t;ju shpëtojë ngaSHEQERI I BARDHË INDUSTRIAL! Duhet të tregoheni më të kujdesshëm me regjimin ushqimor, por të mos vuajtur nga problemet që shkaktohen nga “helmi i bardhë”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *