Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, ka folur për këngën e titulluar “Kalimtar”, me të cilën do të marrë pjesë tek “Kënga Magjike”. Sipas saj kjo këngë është një histori e përjetuar, një mashkull në jetën e femrës që është kalimtar.
E pyetur në emisionin “Aldo Morning show” nëse është supersticioze, Anxhela shprehet se po dhe pikërisht me macen e zezë nëse i del para.
Pjesë nga biseda:
Aldo: Je supersticioze?
Anxhela Peristeri: Po jam. Për shembull po pashë mace të zezë kthehem mbrapsht.
Aldo: Seriozisht e beson këtë?
Anxhela Peristeri: Po. Faktikisht ma ka fiksuar babi dhe ai gjithmonë kthehet. Po më ka ndodhur që kur kam kaluar o ka ndodhur ndonjë sherr ose ka ndodhur ndonjë gjë, që kështu tani kthehem mbrapsht.