Gjatë konferencës të Komisionit të Rithemelimit paraditen sotme,Vokshi foli edhe për një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale gjatë procesit të numërimit për kryetarin e Këshillit.
“Ka qenë dashakeqësi një video e dalë jashtë kontekstit. Unë gjej rastin ta shpjegoj në respekt të publikut shqiptar. Në videon e shpërndarë mbrëmë është rreth fletëve totale të votimit që janë në vënë në dispozicion të dy tavolinave. Është një numër total i parëndësishëm. Nuk ishin në dijeni për numrin total të prodhuar. Diskutimi po bëhej për këto fletë. Kjo nuk e cenon procesin që mbetet transparent. PD është e vendosur në vullnetin e saj për transparencë të plotë”, sqaroi ajo.
Gjithashtu, “Rithemelimi” vendosi shtyerjen e afatit për kandidaturat për kryetarin e partisë që mbaron ditën e sotme në orën 12:00 dukeqenëse në garë është vetëm Sali Berisha.
“Afati për pranimin do të shtyhet sot deri në orën 00:00. Deri tani vetëm Berisha ka paraqitur kandidaturën për kryetar të PD. Gjatë kësaj kohe ne kemi inkurajuar këdo që të zyrtarizojë kandidaturën e tij,” u shpreh anëtari i ‘Rithemelimit’. /Priza.al