“Sa ka ndezur bombolën e vogël ka marrë flakë”/ Gjyshja e fëmijëve të plagosur tregon si ndodhi shpërthimi në Velipojë

Shpërthimi i gazit dje nga bombolat shkrumboi hotelin e familjes Gjoka në Velipojë dhe plagosi katër pjesëtarë të familjes. Gjendja hëndetësore e të plagosurve vijon ende të jetë kritike.

Gazetari i “BalkanWeb”, Erjon Skëndaj, ishte sot në ambientet e QSUT, për të mësuar më shumë mbi gjendjen e nënës 40-vjeçare, e cila po lufton me vdekjen, bashkë me tre fëmijët e saj, dy vajzat 30 e 15 vjeçe dhe djalin 12 vjeç.

Gjyshja e fëmijëve ka folur për gazetarin Skëndaj, duke thënë se doktorët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar jetën e nënës me tre fëmijët, ndërsa është shprehur se zjarri është shkaktuar nga bombola e vogël.

“I kanë rënë mbrapa boll. Doktorët kanë bërë maksimumin. Si infermierë, si doktorë, kanë bërë boll. Bombola e vogël ka marrë. Sa ka ndezur bombolën e vogël me bërë kafen, ka marrë flakë, ka shpërthyer”, ka thënë gjyshja e fëmijëve./BW

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *