Etjen Shyti, i arrestuari si ekzekutor i biznesmenit Behar Sofia, u vu në pranga në Mal të Zi, vend ku ishte larguar pas kryerjes së vrasjes dhe u ekstradua drejt Shqipërisë. Ai pranoi krimin e kryer dhe u bë i penduar i drejtësisë, duke treguar se Skënder Vathi është personi që ka premtuar 50 mijë euro për kokën e Sofias, ndërsa ndërmjetësi ishte Xhuliano Visha.
Personi tjetër i arrestuar është Leonard Xhixha. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka folur rreth vrasësve me pagesë.
Teksa u pyet se sa mund të kushtojë një vrasës me pagesë, ajo publikoi ‘tabelën’ me çmimet.
Lala tha se pagesa varion nga 5 mijë euro për atentate paralajmëruese, deri në 1 milionë euro kur duhet të eliminohet një bos krimi. “Fillojnë nga 5 mijë euro kur bëhen atentate thjeshtë për të paralajmëruar, dhe deri në shuma që shkojnë deri në 1 milionë euro kur janë bosë të krimit.
Rasti i Behar Sofisë, vetë tek katërshja e arrestuar ka shkuar 200-250 mijë euro dhe para e shpenzuar për atentatin, dhe ai nuk mori as paratë”, përfundoi ajo.